Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka zhvilluar foltoren e radhës para Kryeministrisë.
Gjatë foltores u hodhën akuza ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit për ushtrim dhune ndaj protestuesve në protestën e 17 prillit.
Duket se këtë foltore e ka ndjekur dhe kreu i grupit të PS-së Taulant Balla.
Ai ka publikuar një foto nga foltorja dhe shkruan: S’merren vesh dhe këta krushqit, çdo javë e më pak, duke ironizuar dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë takim.



