Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiFrangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj...

Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!

TIRANA- Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën në të cilën ato para po kursehen. Kur individët kursejnë në valutën e tyre lokale, pa marrë parasysh kursin e këmbimit, ata mund të humbasin krahasuar me të tjerët që kursejnë në valuta të tjera.

Nëse një person jeton në Europë dhe merr pagën në euro, nuk ka arsye që kursimi të mbahet në euro ose në ndonjë monedhë tjetër ku janë marrë apo shpenzuar të ardhurat. Për shembull, të gjithë ata që kanë marrë pagat në euro, dollarë apo paund dhe i kanë kursyer në këto monedha, sot do të ishin më të pasur nëse do të kishin kursyer në franga zvicerane gjatë 20 viteve të fundit.

Kjo për shkak se franga, në raport me secilën prej këtyre valutave, është forcuar në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo shihet qartë në grafikët zyrtarë të këmbimit në Google Finance:

E njëjta gjë vlen edhe për valutat e tjera si lirat turke, forinta hungareze, lei rumun, Zloti Polak, Levi Bulgar, valutat e vendeve skandinave – të gjitha janë zhvlerësuar në raport me frangën zvicerane gjatë 20 viteve të fundit!

Në këtë analizë nuk po marrim parasysh rritjen e pagave neto apo inflacionin real në secilin vend. Ata që i kanë mbajtur kursimet në franga zvicerane janë sot më të pasur.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat