BallinaBotaQëllohet për vdekje një oficer police jashtë selisë së CDC në SHBA

Qëllohet për vdekje një oficer police jashtë selisë së CDC në SHBA

SHBA- Një oficer policie ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri jashtë selisë së Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Atlanta. David Rose, 33 vjeç, i cili u diplomua nga akademia e policisë në mars, ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Raportohet se asnjë civil nuk u lëndua nga të shtënat.

Sulmi, i cili kishte në shënjestër katër ndërtesa në Kampusin Royal të CDC-së, kishte një autor të vetëm i cili vdiq në vendngjarje. Zyrtarët e identifikuan atë si Patrick Joseph White, 30 vjeç.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat