BallinaPolitikeGjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën...

Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës – Sot News


GJKKO ka caktuar datën e seancës së ardhshme në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Pas zhvillimit të seancës së sotme, ku Meta kërkoi sërish transmetimin live të gjyqit dhe daljen nga kafazi i xhamit, kërkesa që u rrëzuan nga gjykata, GJKKO vendosi që shqyrtimi i çështjes të vijojë më 18 qershor, në orën 10:00.

Në seancën e sotme u pranua vetëm kërkesa për aksesimin e provave digjitale, ndërsa Meta mbajti një qëndrim kritik ndaj organit të akuzës, duke pretenduar fshehje provash dhe mospërputhje në hetimet e zhvilluara ndaj tij.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat