BallinaPolitikeIntegrimi në BE, Shabani: Rritje buxheti për burgjet, dëgjim të institucioneve dhe...

Integrimi në BE, Shabani: Rritje buxheti për burgjet, dëgjim të institucioneve dhe detyrim ligjor për raportimin – Sot News


Avokati i Popullit nënvizoi disa pika që ai i sheh ende të papërmbushura në lidhje me procesin e integrimit. Ai kërkoi akses në sistemin gjyqësor dhe problematikat me diskriminimin, ku vlerësoi legjislacionin, por jo zbatimin.

“Një ligj që nuk zbatohet, nuk është më ligj — është dokument”, tha Shabani, duke u ndalur më pas te e drejta e pronës: “E drejta e pronës duhet të jetë baza mbi të cilën mbështetet baza e ekonomisë”, tha ai.

Nisur nga kjo, ai bëri edhe 3 propozime për zgjidhjen e tyre, duke shtuar: “I shohim problemet me synim t’i zgjidhim, jo t’i përdorim, dhe jo t’i fshehim.”

“E para: për fazën para-IBAR, Kuvendi të shqyrtojë rritje të dedikuar buxhetore për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve. E dyta: ndryshimet e fundit në Ligjin 15/2015 forcojnë rolin mbikëqyrës të Kuvendit në negociata. Ky forcim duhet të reflektohet edhe në një dëgjim të rregullt e të strukturuar të institucioneve të pavarura para çdo vlerësimi të rëndësishëm të BE-së. E treta: institucionet publike të kenë detyrim ligjor për të raportuar brenda afateve specifike shkallën e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura”, tha Shabani.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat