Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow BizIsh-banorja e njohur futet sonte në Big Brother VIP

Ish-banorja e njohur futet sonte në Big Brother VIP


Ilnisa Agolli, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka surprizuar ndjekësit me njoftimin e saj të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, gazetarja konfirmoi se sonte në orën 20:30 do të jetë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme, por këtë herë si mysafire speciale në edicionin e pestë.

Ardhja e Ilnisës nuk duket e rastësishme. Ajo njihet tashmë si një përkrahëse e deklaruar e Rogertit, një prej finalistëve të këtij sezoni.

Megjithatë, mbetet ende një mister nëse Ilnisa do të jetë e vetmja vizitore për sonte. Nuk dihet nëse do të ketë ish-banorë të tjerë  që do t’i bashkohen Ilnisës sonte për të surprizuar katër finalistët.

Mbetet të shihet sonte! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat