Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow BizJa si reagoi Selin kur pa në ekran lajmin "bombë" për Gimbon

Ja si reagoi Selin kur pa në ekran lajmin “bombë” për Gimbon


Sot në shtëpinë e Big Brother VIP, gjatë sfidës së buxhetit për “mos-reagim”, situata ka dalë jashtë kontrollit.

Kur banorët duhej të qëndronin të ngrirë për të siguruar ushqimin e javës, provokimet e “Vëllait të Madh” kanë qenë më të fortë se rregullat.

Hyrja e papritur e Kristit brenda shtëpisë ka thyer heshtjen dhe “ngrirjen” e banorëve.

Brikena dhe Selin nuk kanë arritur t’i mbajnë dot emocionet, duke shpërthyer në lot gëzimi, veprim ky që mund t’i kushtojë shtrenjtë në buxhet.

Por, momenti që “ngriu” vërtet living-un ishte shfaqja e titujve të mediave në ekranin e madh.

Ndërkohë që sfida vazhdonte, banorët panë lajmet që po qarkullojnë pas daljes së Gimbos nga shtëpia.

Sipas raportimeve të mediave, pas urdhër-arrestit të Gjestit, çfarë ndodhi me Gimbon sapo u kthye në Kosovë? Ky informacion ka krijuar një mjegull të madhe dhe shqetësim te të gjithë banorët.

Juela ishte ajo që e pikasi e para lajmin në ekran dhe thirri me nxitim Selinin për ta parë.

Por, ajo që habiti shikuesit ishte ftohtësia e Selinit: Ajo nuk reagoi fare! Pa shfaqur asnjë emocion për atë që po lexonte, Selin thjesht thirri Shëndritin që t’i qëndronte pranë, duke injoruar plotësisht lajmin duke e vazhduar sfidën deri në fund. /Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat