Kreu i SPAK Klodjan Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar Dorina Bejko dhe Vladimir Mara ndodhen në SHBA për një vizitë disa ditore.
Sipas burimeve prokurorët e posaçëm janë ftuar për të zhvilluar disa takime të niveleve të ndryshme.
Në fokus të tyre pritet të jenë forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për SPAK dhe prioritetet e amerikanëve për luftën ndaj narkotrafikut dhe karteleve të drogës



