BallinaShow BizLabinot Rexha dhe Rogert Sterkaj lëshojnë 'Bombën'

Labinot Rexha dhe Rogert Sterkaj lëshojnë ‘Bombën’


Ashtu siç e paralajmëruan, Labinot Rexha dhe Rogert Sterkaj, kanë lansuar këngën e tyre më të re të titulluar “Bomba”. Ky projekt bën bashkë dy personazhe mjaft të përfolur të ekranit: Labin, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 4, dhe Rogertin, finalistin e Big Brother VIP Albania 5.

Për vijën melodike dhe tekstin e kësaj kënge është kujdesur “B2N”, ndërsa për anën profesionale në studio vokale është kujdesur Granit Gashi, duke i dhënë projektit final një nivel të lartë produksioni.

Ky bashkim mes dy ish-banorëve të formateve më të ndjekura në Kosovë e Shqipëri premton të kthehet shpejt në një nga hitet e preferuara të publikut.

Kënga tashmë është lansuar zyrtarisht në YouTube dhe ka nisur të marrë klikimet e para, duke zgjuar kuriozitetin e fansave të shumtë që i kanë ndjekur ata përgjatë rrugëtimit televiziv.

Kujtojmë se ekipi i Prive By Liberta Spahiu ishte ekskluzivisht i pranishëm gjatë xhirimeve të këtij videoklipi, ku ndau prapaskenat, të pathënat dhe shumë deklarata ekskluzive nga vetë dyshja rreth eksperiencave të tyre të fundit dhe këtij bashkëpunimi.



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat