Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetMbizotëron moti i kthjellët në të gjithë vendin, mesdita sjell reshje të...

Mbizotëron moti i kthjellët në të gjithë vendin, mesdita sjell reshje të lehta shiu… parashikimi për ditën e shtunë


Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat