Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Në betejën me drejtësinë, është duke kaluar një periudhë..."/ Kasmi: Laku i...

“Në betejën me drejtësinë, është duke kaluar një periudhë…”/ Kasmi: Laku i Ramës, është ngushtuar shumë – Sot News


Kryeministri Edi Rama ndodhet në një nga pozitat më të vështira politike, i rrethuar nga një krizë që buron jo vetëm nga drejtësia dhe partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga një pakënaqësi në rritje brenda Partisë Socialiste.

I ftuar në nj studio televizive, Bledi Kasmi thotë se laku ndaj Ramës është ngushtuar aq shumë me faktin se dy njerëzit që ai i kishte më të afërt, po kërkohen nga drejtësia për tu arrestuar.

Po të shohësh pozitën sot të Ramës, nuk është vetëm problematika që ka brenda Partisë Socialiste. Kjo problematikë brenda Partisë Socialiste është krijuar si pasojë e këtyre zhvillimeve të tjera. Po ti sot ke dy njerëzit më të afërt të Ramës. Belinda Balluku, me mandat arresti nga SPAK-u, të cilin Rama nuk lejon të arrestohet, dhe i dyti person është Erion Agasi.

Me mandat arresti. Po, prapë nga SPAK-u, por që nuk arrestohet nga policia. Laku ndaj Ramës është ngushtuar aq shumë saqë dy njerëzit që ai i kishte më të afërt, janë me mandate arresti dhe ai nuk lejon të arrestohen. Domethënë, kjo është një sfidë tjetër që ai i bën drejtësisë, i bën partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë rezultate dhe respektim të reformës në drejtësi dhe drejtësisë, por nga ana tjetër tregojnë dhe pozitën në të cilën është vetë Rama sot.

Zoti Rama ka disa kohë që ka një lloj, obsesioni me Partinë Demokratike. Pra, do të marri sa më shumë demokratë të zhgënjyer dhe t’i marri në Partinë Socialiste. Zoti Dervishi, figura të tjera, Vlora e të tjerë dhe dhe ndoshta ai mendon që këtë vakum që mund t’i krijohet nga këto largime që vijnë nga socialistët, mund ta plotësojë me demokratë të zhgënjyer.

Dhe kjo ndërkohë jep efekt të kundërt. Shton akoma më shumë pakënaqësinë te socialistët, të cilët kanë punuar për këtë forcë politike dhe nuk kanë marrë asnjë gjë në këmbim. Kështu që jemi jemi në një situatë shumë interesante.

Unë mendoj që zoti Rama patjetër, me gjithë këto problemet që ka, me, sidomos në betejën me drejtësinë dhe sidomos me disa faktorë ndërkombëtarë, është duke kaluar një periudhë jo pozitive. Por padyshim, sfida kryesore, testi, që mbetet janë zgjedhjet e ardhshme lokale.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat