Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNë tetor “i doli krah”, tani ndryshon mendim/ Berisha “heq dorë” nga...

Në tetor “i doli krah”, tani ndryshon mendim/ Berisha “heq dorë” nga Florjan Binaj për Tiranën:Do u ofrojmë qytetarëve… – Sot News


Vetëm pesë muaj më parë e ngriti në “piedestal” duke e mbështetur për zgjedhjet lokale të Tiranës, ndërsa tashmë Berisha është tërhequr nga Florjan Binaj.

Kujtojmë se më 6 tetor të vitit të kaluar, atëherë kur u vendos fillimisht data 9 nëntor për zgjedhjet e Tiranës, por më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, Berisha e konsideroi Binajn si alternativën më të mirë me bindjen më të plotë se do ta merrte bashkinë përballë kandidates së atëhershme të PS, Ogerta Manastirliu.

Ndërsa këtë të shtunë, teksa ka mbajtur konferëncën e tij për shtyp, kreu demokrat u shpreh hapur se do të vendosë nga opozita për kadindaturën e saj dhe jo kandidadat i pavarur. Ai u shpreh se përgatitijet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve lokale 2027.

“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.

Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira. Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer“, tha Berisha.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat