Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Nuk mund të vazhdohet më kështu”/ Erion Braçe vetëofrohet kandidat për Tiranën:...

“Nuk mund të vazhdohet më kështu”/ Erion Braçe vetëofrohet kandidat për Tiranën: Problemet nuk po gjejnë zgjidhje – Sot News


Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar mbështetjen e socialistëve në të gjithë kryeqytetin.

Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS, që u mbajt të shtunën në Pallatin e Brigadave, thanë se Braçe u shpreh se, “siç e kuptuat dhe vetë, kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë.

“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe.

Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…”, mësohet të ketë thënë deputeti Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu.

Braçe u zhvendos nga zona elektorale e tij në Divjakë në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku në zgjedhjet e 11 majit, siguroi mbi 23 mijë vota, duke forcuar pozitat e tij në kryeqytet.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat