BallinaPolitike"Po e vë bast..."/ Zgjedhjet në PD, Salianji i sigurt: Gara me...

“Po e vë bast…”/ Zgjedhjet në PD, Salianji i sigurt: Gara me një kandidat, e mbuloftë turpi i historisë! – Sot News


Në zgjedhjet e PD për kryetar nuk do të marrin pjesë më shumë se 10 mijë anëtarë, thotë Ervin Salianji i ftuar ne nje studio televizive duke sfiduar në një bast. Madje, ai thotë se në letra do të shfaqet një rritje e fryrë e numrave me 300%. Më tej, Salianji krahasoi dy deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me numrin e kandidatëve dhe ndershmërinë e garës brenda PD.

“Nuk do të votojnë më shumë se 10 mijë anëtarë. Në deklaratën e Sali Berishës, nëse herën e kaluar kanë qenë 44 mijë anëtarë, do të jenë 54 mijë. Në realitet nuk ka për të kaluar më shumë se 10 mijë anëtarë.

Po e vë bast me ju. Po qe se nuk e kanë rritur në letra me 300% numrin real, kemi një test tjetër. Kur u bë gara me 1 kandidat në 2019, doli para dhe tha që ‘kushdo që thotë që gara me 1 kandidat është e ndershme, e mbuloftë turpi i historisë!’ Tani thotë ‘gara me 1 kandidat është demokratike!’”, tha Salianji.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat