BallinaBotaPrapaskenat e largimit – FSHF i uli ofertën për pagën, Sylvinho vendosi...

Prapaskenat e largimit – FSHF i uli ofertën për pagën, Sylvinho vendosi të largohej nga Kombëtarja


Silvinjo nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare.

Oferta e FSHF-së thuhet se ka qenë më e ulët, ndërsa trajneri brazilian kishte kërkesa të tjera financiare.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, pas largimit të brazilianit Sylvinho.

Tekniku 62-vjeçar vjen me një eksperiencë të gjatë në futbollin italian, ku së fundmi ka drejtuar klubin Brescia Calcio në Serie B. Në karrierën e tij ai ka qenë në pankinat e disa skuadrave të njohura si Pisa Sporting Club, Genoa CFC, Cagliari Calcio, AC ChievoVerona, Calcio Catania, SSC Bari dhe AS Cittadella.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat