Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeProtesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Çdo ditë qeverisje e Ramës është ftesë për...

Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Çdo ditë qeverisje e Ramës është ftesë për rezistencë – Sot News


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën që do të mbahet pasditen e sotme para Kryeministrisë.

Këlliçi shprehet se çdo qytetar ka arsye për të protestuar duke përfshirë këtu “koston e jetesës, varfërinë, padrejtësitë apo korrupsionin qeveritar”.

Një tjetër arsye që Këlliçi liston është rritja e çmimit të naftës, ku shton se kryeministri Edi Rama është ai që pasurohet më shumë nga e gjithë kjo situatë. Sipas deputetit, çdo ditë qeverisje e Ramës është një ftesë për të protestuar.

Postimi i plotë:

Secili ka arsyet e motivet e përditshme për të protestuar, për koston e jetës, për varfërinë, për padrejtësitë, për korrupsionin qeveritar që tanimë mbrohet me votë në Kuvend.

Edhe sot disa orë para bashkimit tonë në shesh, Edi Rama u dha qytetarëve një tjetër nxitje për revoltë.

Çmimi i naftës ka kaluar 2 mijë lekë, madje është 2 mijë e 140 lekë dhe ai e quajti këtë një kërcim të vogël.

Edi Rama nuk e ka problem se preket ekonomia e xhepi i njerëzve.

Nga këto kërcime, ai pasurohet sepse më shumë para shkojnë në arkën e qeverisë të cilën e përdor si qesen personale.

Qeverisja e tij, çdo ditë e tij në karrige, janë një ftesë për t’u ngritur, për rezistencë.

Takohemi sot në orën 18:00, para Kryeministrisë!



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat