Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaBotaPubliku e keqkuptoi për vite”/ Modelja: Michael Jackson nuk e ndryshoi vetë...

Publiku e keqkuptoi për vite”/ Modelja: Michael Jackson nuk e ndryshoi vetë lëkurën, tregon detaje për sëmundjen e tyre


Modelja dhe aktivistja për ndërgjegjësimin mbi vitiligon, Logina Salah, ka tërhequr vëmendjen me një mesazh sensibilizues të shpërndarë në rrjetet sociale, ku flet hapur për përvojën e saj dhe paragjykimet ndaj kësaj gjendjeje.

Në një video që po qarkullon në Facebook, ajo ndalet te ndikimi që vitiligo ka jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në vetëbesim dhe mënyrën se si individët perceptohen nga shoqëria. Salah thekson se shumë persona që jetojnë me këtë gjendje përballen me keqkuptime dhe gjykime të padrejta.

Në mesazhin e saj, ajo merr si shembull edhe legjendën e muzikës Michael Jackson, duke kujtuar se për vite me radhë publiku e ka keqinterpretuar ndryshimin e pamjes së tij. Sipas saj, shumë njerëz besonin gabimisht se artisti kishte ndryshuar ngjyrën e lëkurës me dëshirë, ndërsa në fakt ai vuante nga një gjendje mjekësore e njohur si vitiligo.

Modelja thekson se raste të tilla tregojnë sa e rëndësishme është ndërgjegjësimi, pasi paragjykimet shpesh e rëndojnë edhe më shumë jetën e personave që përballen me këtë sëmundje.

Logina Salah është bërë e njohur edhe si konkurrentja e parë në historinë e “Miss Universe” me vitiligo, duke përdorur platformën e saj për të sfiduar standardet tradicionale të bukurisë dhe për të promovuar pranimin e diversitetit.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat