E shtuna e kësaj fundjave duket se do të jetë ditë pune për socialistët.
Kjo, pasi kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Raportohet se mbledhja është caktuar të mbahet nesër në orën 10:00 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se fjala hapëse do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa fjala e radhës do të jetë me Ramën që edhe do të drejtojë mbledhjen.
Sikurse u bë me dije edhe nga mbledhja e fundit e Kryesisë së PS-së, fokusi i socialistëve në këtë moment është te organizimi i brendshëm i strukturave, që përgatiten për zgjedhjet brendapartiake.



