Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiShkolla në Florida pajiset me një dron të dizenjuar për të ndaluar...

Shkolla në Florida pajiset me një dron të dizenjuar për të ndaluar personat e armatosur


Deltona High School në Florida, siguria shkollore mund të ndryshojë rrënjësisht këtë vjeshtë me vendosjen e dronëve të avancuar për reagim ndaj sulmeve me armë. Këta dronë, të quajtur Black Arrows dhe të zhvilluar nga Mithril Defense, mund të fluturojnë me shpejtësi deri në 160km/h në orë, të aktivizojnë alarme, drita paralajmëruese dhe madje të përdorin spray me piper kundër sulmuesve.

Ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë në SHBA, ku shtete si Florida dhe Georgia po testojnë teknologji të reja sigurie, të mbështetura me mbi 500,000 dollarë fonde publike. Sistemi, i quajtur “Campus Guardian Angel”, synon reagim të menjëhershëm nga dronët që kontrollohen nga operatorë në distancë dhe mund të arrijnë më shpejt se policia në vendngjarje.

Kompania u themelua në vitin 2023 nga Justin Marston dhe Bill King, të frymëzuar nga përdorimi i dronëve në konflikte moderne. Dronët qëndrojnë të fshehur në tavan dhe aktivizohen vetëm në rast rreziku, duke u nisur në grupe dhe duke transmetuar video në kohë reale për forcat e rendit. Ata kanë autonomi 10–15 minuta, kohë e mjaftueshme për të krijuar avantazh taktik.

Kostoja e sistemit është afërsisht 8 dollarë në muaj për nxënës. Në disa zona, prindërit kanë mbledhur fonde për ta sjellë këtë teknologji në shkolla. Për zhvillimin e simulimeve dhe navigimit, përdoret teknologji e ngjashme me atë të Fortnite për krijimin e hartave 3D të ambienteve shkollore.

Megjithatë, projekti ka ngritur shqetësime etike. Kritikët argumentojnë se fondet mund të përdoren për probleme si shëndeti mendor dhe paralajmërojnë për rrezikun e abuzimit me forcën në distancë. Përfaqësues nga American Civil Liberties Union theksojnë se përdorimi i tillë mund të tejkalohet lehtë.

Megjithatë, kompania beson se teknologjia mund të ndihmojë në parandalimin e tragjedive dhe planifikon ta zgjerojë përdorimin e saj edhe në industri të tjera si energjia dhe financa.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat