Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetShpërthimi në anijen turistike në Atlantik, tre të vdekur. OBSH: Rasti po...

Shpërthimi në anijen turistike në Atlantik, tre të vdekur. OBSH: Rasti po hetohet si ngjarje e shëndetit publik


Tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi të dyshuar të hantavirusit në një anije kroçere që po lundronte në Oqeanin Atlantik, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Lajmi është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila po koordinon hetimet dhe masat e emergjencës. Autoritetet kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit (është një grup virusesh që transmetohen kryesisht nga brejtësit), ndërsa pesë raste të tjera po hetohen si të dyshuara.

Hantavirusi është një infeksion i rrallë që zakonisht lidhet me kontaktin me brejtës të infektuar, por në raste të veçanta mund të shkaktojë sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe të përhapet mes njerëzve.

Sipas autoriteteve një pasagjer 70-vjeçar ka vdekur në bord, ndwrsa bashkëshortja e tij 69-vjeçare vdiq pas evakuimit në spital në Johanesburg. Po ashtu një shtetas britanik 69-vjeçar ndodhet në kujdes intensiv. Trupi i një prej viktimave është dërguar në Shën Helena, ndërsa pacientë të tjerë janë evakuuar për trajtim mjekësor.

MV Hondius kishte nisur udhëtimin nga Ushuaia më 20 mars dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Kepi i Gjelbër më 4 maj. Anija operohet nga kompania holandeze Oceanwide Expeditions dhe mund të mbajë deri në 170 pasagjerë.

OBSH thotë se po ndihmon në koordinimin e evakuimeve mjekësore dhe në vlerësimin e rrezikut për shëndetin publik të pasagjerëve dhe ekuipazhit që ndodhen ende në bord.

Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një situatë serioze shëndetësore ndërkombëtare dhe hetimet vijojnë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat