Avokatja, Adriana Kalaja e ftuar në nje interviste televizive, akuzoi drejtpërdrejt bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama si në krye të kësaj organizate
Duke e përshkruar sistemin si një “rrjetë merimange”, Kalaja thotë se kjo organizatë kontrollon jo vetëm emërimet, por edhe fatin e çështjeve gjyqësore.
Adriana Kalaja:
‘Tek 29 dosje që unë disponoj, çdo gjë është e falsifikuar.
Gazetari: Pra ajo mund të jepte çfarë vendimi do Rama gjithë kohës.
Adriana Kalaja: Patjetër. Po ka dhe dy çështje të tjera në fakt që opinioni publik nuk i ka njohur siç duhet dhe ne mirë është që t’i flasim.
Unë e kam thënë gjithmonë që mafia më e rrezikshme në Shqipëri dhe për këtë mbaj përgjegjësi të plotë, është mafia e instaluar në sistemin e drejtësisë. Është mirëfilli një organizatë kriminale, në formë rrjete merimange, që ato komandojnë jo vetëm gjithë sistemin, por edhe në gjyqe që duan ata, të humbin, çojnë avokatin që duan ata. Në gjyqe që duhet, që do fitohet, do të shkojë avokati që ato mendojnë.
Për mua kryetarja e organizatës kriminale shqiptare është Lindita Rama Basha, Gjinari, Cabiri, ka shumë mbiemra. Pra kështu i zgjedh Rama gratë. I do me shumë mbiemra se i ka dhe më të lehta për t’i përdorur. Ndërkohë, problemi është që mafia brenda sistemit të drejtësisë është një, si mund ta themi, një degë, filial i organizatës kriminale. Pra, dhe këtu janë të njëjtët njerëz, me rekorde kriminale, me figurë integriteti të bërë pis, me aftësi profesionale zero, të cilët pikërisht për këto arsye janë zgjedhur.
Sa i takon dosjes së Belinda Ballukut, Kalaja thotë se:
“Ata në atë betejën për të mbrojtur vetëm interesat e tyre, dashje e pa dashje e kanë çjerrë maskën e njëri-tjetrit. Ne kishim të gjithë kushtet e nevojshme që ndaj Bela-mafias të jepet një masë sigurimi shumë më e rëndë se masa që u dha. Pra, është gjella e helmatisur, them unë, që SPAK-u e gatoi për të tjerët, por në fakt po e përtypin sepse kjo do shkojë drejt fundit, nuk mund të jetë një histori pa fund’.



