Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeU përzgjodh në krye të degës së PD-së në Pogradec, reagon Muçllari:...

U përzgjodh në krye të degës së PD-së në Pogradec, reagon Muçllari: Ishte një proces dhe një garë dinjitoze – Sot News


Kreu i ri i degës së PD-së në Pogradec, Oligert Muçllari ka folur për mediat pas fitores në garën përballë kandidatit tjetër Kasëm Galla.

Muçllari është shprehur se kjo detyrë është përgjegjësi e madhe jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit.

Ai u shpreh gjithashtu se gara u zhvillua në mënyrë dinjitoze, ndërsa shprehur edhe vlerësimin për kundërshtarin e tij.

“Falenderoj të gjithë anëtarët e PD në Pogradec për vlerësimin dhe privilegjin që më dhanë për drejtimin e degës së Pogradecit, por edhe për përgjegjësinë e madhe që na pret në të ardhmen. Unë e shoh këtë si një përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit.

Ishte një proces dhe një garë dinjitoze. Kam vlerësim maksimal edhe për mikun tim, Kasëm Galla, me të cilin ishim në garë.

Me dëshirë dhe angazhim të madh, shpresoj që ne si degë e PD të çojmë përpara misionin tonë, duke e rikthyer bashkinë nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe duke e qeverisur me dinjitet, ashtu siç u takon qytetarëve të Pogradecit”, është shprehur ai.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat