Një projektligj i ri synon krijimin e një agjencie të re në fushën e arsimit, një lëvizje e cila denoncohet si një skemë për të centralizuar pushtetin, për të krijuar konflikte interesi dhe për të rënduar financiarisht qytetarët. Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i cili ishte i ftuar në një emision televiziv, ka ngritur alarmin për atë që ai e quan një “shpikje” të re, e cila në thelb synon përfitimin dhe jo përmirësimin e sistemit arsimor.
Sipas denoncimit, në qendër të kësaj nisme qëndron krijimi i një “mega-agjencie” që do të kontrollojë të gjitha licencat, provimet dhe ekuivalentimet në fushën e arsimit. Propozimi për ngritjen e kësaj strukture vjen nga ekspertë të kontraktuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një organizatë e përshkruar nga Boçi si një “partner strategjik” i ministres aktuale që nga koha kur ajo drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Struktura e propozuar e agjencisë ngre pikëpyetje serioze për konflikt interesi. Bordi vendimmarrës i agjencisë do të ketë anëtarë të propozuar direkt nga AADF, duke i dhënë kësaj të fundit një rol kyç në vendimmarrjen e një institucioni publik. Boçi shpjegon se kjo i jep ministres një kontroll pothuajse absolut, pasi ajo do të ketë fuqinë të përcaktojë anëtarët e bordit, duke e kthyer agjencinë në një instrument në varësi të saj dhe partnerëve të saj strategjikë.
Ky mekanizëm, sipas Boçit, bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë që institucione të tilla të jenë autonome dhe të lira nga konflikti i interesit.
Luçiano Boçi: Ministrja në fjalë ka pasur një partner të vetin strategjik, mik strategjik ta themi qartazi, me të cilin ka ndarë shumë projekte, favore, interesa në rastin kur ka qenë ministre e Kulturës. Bëhet fjalë për AADF-në. Që është një OJF, Fondacioni Amerikano-Shqiptar, se terminin amerikan e ka shumë të madh, në fakt nuk varet nga qeveria amerikane dhe është iniciuar si aktivitet në fillimet e veta, por është tërësisht i pavarur. Dhe duke qenë se ka këtë lloj partneri strategjik, me të cilët në thonjëza nuk i kam dalë fjalë përgjatë kohës që ka qenë ministre e Kulturës, tani që u bë ministre e Arsimit, do që ta ketë brenda vetes, të bashkëpunojë me atë për projekte, për ato që thatë ju, për ta shndërruar ministrinë e Arsimit në një burim fitimi. Dhe krijon një mega agjenci të madhe.
Dhe e di ku është pafytyrësia? Se nuk e fshehin. Propozimi për të ngritur agjencinë i vjen nga ekspertë që merren nga AADF-ja. Pra, një OJF pajton ekspertët e vet në një ministri të caktuar dhe këto ekspertë i thonë ministres që ti duhet të ngresh një mega agjenci ku ne duhet të jemi brenda, sepse në bordin që merr vendimet, prej gjashtë anëtarësh, ku njëri s’ka të drejtë vote dhe ngelin pesë, prej pesë anëtarësh, dhe vendimet merren me katër vota, dy propozohen nga vetë AADF-ja, nga vetë donatori. Dhe në rast kur ky donator pastaj nuk është i përzgjedhur nga ana e ministres, nuk e do ministrja, sepse vetëm AADF-në do ministrja, atëherë ministrja ka të drejtën sipas këtij ligji të paraqitur në komision dhe do të vijë në Kuvend, ka të drejtë që t’i përcaktojë ajo anëtarët e bordit. Bordi merr vendimet për gjithçka, i gjithë bordi është në varësi të ministres, bordi raporton te ministrja dhe agjencia ka në dorë të gjithë llojet e licencave, provimeve, ekuivalentimeve.
Dhe kështu monopolizon një veprimtari që duhet të ishte autonome, sipas standardeve të BE-së, duhet të ishte jo në konflikt interesi sipas standardeve të BE-së. Nuk duhet të menaxhojë të dhëna sensitive sipas standardeve të BE-së, duhet të jetë e hapur me publikun, që nuk është sipas standardeve të BE-së. Dhe madje këtu vijnë edhe me hipokrizi, i referohen kapitullit 26 si kapitull që lidhet me arsimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dhe në debatet që kemi pasur, unë vetëm një pyetje sfiduese i thashë ministres dhe e bëj edhe nga këtu nga televizioni Syri. I thashë që më jep një model evropian që e ka një agjenci të tillë. Madje në ato hulumtimet dhe kërkimet e mia, qartazi të gjithë vendet evropiane i kanë të ndara licencimin nga ekuivalentimi i diplomave. Apo provimet e gjuhës së huaj nga profesionet e tjera të rregulluara. Në Shqipëri, duke qenë se, thashë, fabula është shumë e thjeshtë. Ministrja kërkon që me ata që ka bërë punë, vazhdon të bëjë punë, ndërton një ligj që i jep asaj omnipotencë, por që në rastin kur ajo është në dashuri e sipër me një donator, ajo mund ta bëjë pjesë të saj të vendimmarrjes së saj, me të cilët ndan vendimmarrjen, ndan interesat, ndan benefitet.
Pra, Flavio, e thatë në fillim shumë qartë, domethënë, këto bëjnë shpikje, mënyra se si korrupsioni të jetë më i kamufluar, se si këto të kenë vendimmarrje, gjithçka në dorë, të vendosin për fatet e njerëzve, për benefitet e veta, të vendosin për ato gjëra që në fakt nuk duhet të ishin në kompetencë e njerëzve të tillë që kanë treguar qartazi që duhet të jenë shumë larg financave, sepse emocionohen, impresionohen në rastin e financave. Edhe në rastet kur s’gjejnë shtigje ose s’kanë shtigje, këto krijojnë dhe shpikin forma të tilla me qëllim që të kenë duar të gjata në financa. Sepse pas gjithë këtij parashtrimi ka dhe një element tjetër. Kjo agjenci do jetë me vetëfinancim. Në inicim gjoja Ministria i jep godinën se është shtetërore, edhe këtë e quajnë, është një formë financimi nga buxheti i shtetit. Në fakt nuk ka alokime fondesh dhe nuk ka përcaktim në projektbuxhet të ministrisë për vitin 2026. E gjithë pjesa tjetër e parashikuar në miliona euro do vijnë si rezultat i vjeljes së parave nga studentët shqiptarë, nga nxënësit shqiptarë, nga ata që do licencohen apo do kalojnë në faza të ndryshme kualifikimi, përfshirë një set të gjerë profesionesh.
Pra, thjesht një mënyrë tjetër rrjepje e publikut për një shërbim publik. Për një shërbim që qytetari e paguan në inicimin e tij në taksa të ndryshme, në tarifa të ndryshme. Dhe tani gjendet një modalitet tjetër që ministrja të ketë në dorë disa…



