Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe përmes një serie fotografish të ndara me ndjekësit nga pushimet e saj.
Këngëtarja e njohur kosovare ndodhet në kryeqytetin danez, Kopenhagë, nën shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.
Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet duke shijuar një shëtitje të qetë gjatë ditës, ku bie në sy stili i saj i thjeshtë, por shumë tërheqës dhe komod.
Këngëtarja ka zgjedhur të veshë pantallona të shkurtra të kombinuara me një bluzë me vija bardh e zi dhe një rrip të zi, ndërsa pamjen e saj e ka kompletuar me një çantë të madhe, duke i dhënë një notë praktike dhe moderne stilit të përditshëm.
Kjo arratisje romantike në Danimarkë vjen pas një udhëtimi të mëparshëm, ku dyshja kaloi pushime të paharrueshme dhe shijoi peizazhe të bukura në Afrikë.
Përtej relaksit, së fundmi është bërë e ditur nga media italiane se Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, duket se janë gati të hedhin hapin e madh.
Sipas këtyre raportimeve, çifti ka zgjedhur Siçilinë për të kurorëzuar dashurinë e tyre në qytetin e bukur të Palermos, mes datës 5 dhe 7 shtator.
Festa do të zhvillohet në ambientet ekskluzive të resortit luksoz Villa Igiea, duke lënë të kuptohet se dyshja vazhdon të shfaqet e lumtur dhe e qetë, teksa shijojnë kohën së bashku dhe ndajnë me publikun copëza nga jeta e tyre. /Prive By Liberta Spahiu



