Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKomisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi/ Deputetët e PS dorëzojnë shkresën, ja emri...

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi/ Deputetët e PS dorëzojnë shkresën, ja emri që propozojnë – Sot News


Një grup prej 31 deputetësh të Partisë Socialiste kanë dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Kuvendit, ku propozojnë kandidaturën për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Deputetët kujtojnë se mandati i ish-komisionerit Robert Gajda ka përfunduar në prill të vitit 2023, ndërsa më pas është rihapur procesi për përzgjedhjen e kandidaturave.

Pas këtij procesi, deputetët socialistë propozojnë emrin e Genta Tafa për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në shkresë theksohet se kandidatja plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe vlerësohet për përvojën profesionale në fushën e ligjit, si dhe për aftësitë në ushtrimin e profesionit.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat