Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow BizArdiani dhe Fjolla bëhen prindër, ky është emri i rrallë i djalit

Ardiani dhe Fjolla bëhen prindër, ky është emri i rrallë i djalit


Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardian Bujupi, po përjeton emocionet më të bukura.

Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, janë bërë prindër për herë të parë të një djali.

Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë vetë artisti me ndjekësit e tij përmes një postimi tejet të ëmbël në llogarinë e tij në Instagram.

Krahas fotografisë, këngëtari ka zbuluar edhe emrin e bukur që dyshja kanë zgjedhur për djalin e tyre, Gjon, si dhe datën e lindjes së tij, e cila është 2 Prill 2026.

“Gjon Bujupi, 02.04.26,” ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit.

Ky shënon fillimin e një kapitulli të ri dhe shumë të lumtur për çiftin. Shumë urime!

/Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat