Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike‘Çmimet shpërthejnë, shteti fle’/ Kalaja: Qeveria pasive, qytetarët po përballen me krizë...

‘Çmimet shpërthejnë, shteti fle’/ Kalaja: Qeveria pasive, qytetarët po përballen me krizë të rëndë ekonomike – Sot News


Rritja drastike e çmimeve, veçanërisht e karburanteve, ka vënë në vështirësi ekonominë familjare të shqiptarëve, ndërsa qeveria kritikohet për pasivitet të plotë.

Në një intervistë në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderator Edvin Parruca,  drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe Kundër Politikave të Shpopullimit në PD, Aulon Kalaja, kritikoi ashpër mungesën e masave nga ana e ekzekutivit, duke ngritur pyetje thelbësore mbi rolin dhe funksionin e shtetit në një kohë krize.

Sipas Kalasë, ndërsa çmimi i naftës ka arritur nivele rekord, qeveria shqiptare duket se po e ndjek situatën “me dylbi”, pa ndërmarrë asnjë veprim konkret për të lehtësuar barrën mbi qytetarët. Ai vuri në dukje kontrastin me vendet e Evropës Perëndimore, ku qeveritë po mblidhen në takime urgjente dhe po marrin masa konkrete, siç është heqja e disa taksave mbi karburantin, për t’u dhënë “frymëmarrje” qytetarëve të tyre.

Aulon Kalaja: Unë isha në Fushë-Krujë, teksa po vija këtu hodha karburant 2250 ALL për momentin që flasim. Domethënë, unë nuk e kuptoj se ku është roli i shtetit në këtë rast. Të gjithë shtetet, të paktën ato të Evropës perëndimore, mbledhin qeveritë e tyre, madje disa kanë mbledhur dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e çmimeve sepse ndikon drejtpërdrejtë. Ne e dimë shumë mirë që nafta ka një efekt domino te të gjithë çmimet e tjera. Rritet çmimi i bukës, i kafesë, sepse nafta është energji në vetvete dhe prek të gjithë sektorët ushqimore, së punës dhe çdo gjë tjetër që ka, përbën jetën në tokë.

E parë këtë këndvështrim unë gjykoj që qeveria shqiptare nuk po bën asgjë tjetër vetëm se po ndjek zhvillimet e luftës. Pra po i ndjek me dylbi, ndërkohë që nuk merr asnjë masë. Në një shtet tjetër, janë hequr disa taksa për naftën. Pra, për t’i dhënë një frymëmarrje qytetarëve. Ne jemi shteti më i varfër i Evropës dhe ne nuk marrim asnjë masë në këtë rast. Bëjmë disa show duke mbledhur këto bordet e ashtuquajtura të naftës, të cilët nuk kanë asnjë lloj efekti në popullatë. Me sa duket këta pronarët e karburanteve merren shumë mirë vesh me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për të ngritur çmimin e naftës dhe jam shumë skeptik unë për me kuptuar se kur të çlirohet ngushtica e Hormuzit a do ketë ndonjë efekt në Shqipëri. Së dyti, kur shikoj që nafta rritet në një mënyrë të frikshme brenda dy ditëve, ngrihet një pyetje shumë interesante që a ka rezerva ky vend të naftës? Dhe në rast të një katastrofe të madhe që mund të ndodhi, cila është përgjigja e shtetit shqiptar në raport me këtë çështje? Se mund të ndodhë që çmimi i naftës mund të shkojë 5000 lekë. Ne do vazhdojmë të ndjekim këtë lloj ritmi. Pra kur shteti nuk ndërton rrugë, kur shteti nuk ul çmimin e naftës, kur shteti nuk jep ujë.

Pyetja ekzistenciale që ngrenë qytetarët në këtë rast është: Për çfarë na duhet shteti? Dhe sa shtet na duhet? Pra, shteti unë mendoj që mund të kufizohet në disa veprime të vogla pastaj. Sepse kemi parasysh që numri i administratës ka shkuar 222.000 njerëz të cilët marrin rrogën, kur kemi parasysh dy momente. Momenti i parë është shpopullimi i frikshëm i Shqipërisë dhe a na duhet kaq administratë dhe së dyti është dixhitalizimi i disa shërbimeve, që automatikisht ty të bie që të shkurtosh vendet e punës. Dhe disa njerëz që marrin rroga për shkak se janë hequr padrejtësisht nga puna. Pra kemi një administratë të tejfryrë nga ana tjetër dhe pyetja është çfarë na duhet shteti në këtë rast.

Një kile domate kushton 350 lekë. Unë kam qenë në tregun e fruta-perimeve dhe jam skandalizuar me çmimet, për hir të së vërtetës. Unë e di që këtu në Shqipëri kanë politikanë që nuk njohin kartëmonedhat, jam i qartë. Problemi është që ne që jetojmë me qira dhe njerëz të tjerë që blejnë çdo ditë në shportën e tyre ushqime, në një vend si Shqipëria që është një vend bujqësor, apo jo? Ne kemi toka të mrekullueshme, toka pjellore, nuk jemi në mal. Kemi dhe male dhe fusha. Atëherë si ka mundësi që janë këto çmime? Si ka mundësi që nafta që u jepet fermerëve, nga ana tjetër nuk, nuk ju bëhet asnjë lëshim. Pra unë mendoj që është një efekt zinxhir, një efekt domino dhe roli i shtetit në këtë rast, për mendimin tim, është totalisht jashtë loje dhe nuk ka marrë përsipër asgjë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat