Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaShow BizDr. Flori 'rikthehet' në skenë pas shumë vitesh me West Side Family!

Dr. Flori ‘rikthehet’ në skenë pas shumë vitesh me West Side Family!


Mbremja e djeshme shënoi një moment emocional për skenën muzikore shqiptare.

Grupi West Side Family u ngjit sërish në skenë me një formacion të plotë, duke rikthyer treshen historike pas shumë vitesh. Ky moment i veçantë u shndërrua në një festë të muzikës dhe nostalgjisë, pasi pranë Landit dhe Mirit, u shfaq edhe silueta e paharrueshme e Dr. Florit të ndjerë.

Kjo mrekulli skenike u bë e mundur përmes teknologjisë inovative të hologramit 3D. Silueta dhe zëri i papërsëritshëm i kantautorit u projvektua me mjeshtëri pranë kolegëve të tij, siç shihet edhe në imazhet e shpërndara masivisht në rrjetet sociale.

Performanca e tij me veshje plotësisht të bardha krijoi një iluzion të bukur dhe prekës, sikur Dr. Flori po këndonte live me grupin, duke rikthyer magjinë e dikurshme.

Reagimi i publikut ishte i jashtëzakonshëm, i mbushur me emocione dhe duartrokitje. Fansat nga nostalgjia, e përjetuan këtë si një rikthim të vërtetë. Komentet në rrjetet sociale ishin të shumta, duke përsëritur të gjithë të njëjtën frazë: “Legjendat nuk vdesin kurrë” – një mesazh që u theksua edhe në përshkrimet e videove të shpërndara nga kjo mbrëmje.

Kjo ngjarje nuk ishte thjesht një koncert, por një homazh i fuqishëm për trashëgiminë e paçmueshme muzikore që Dr. Flori la pas. /Prive By Liberta Spahiu

@skerdi_official0

Legends never die 🥹🤍

♬ original sound – skerdi_official0





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat