Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow BizProkuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë hapat e radhës procedurale ndaj këngëtarit të njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”. Institucioni i akuzës ka dorëzuar zyrtarisht në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndalimi i artistit u bë të mërkurën, pas një aksioni të bashkërenduar mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë. Sipas njoftimit zyrtar, ai po hetohet nën dyshimet për përfshirje në tri vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajmin lidhur me kërkesën për masën e sigurisë e ka konfirmuar për mediat zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Sipas informacioneve të fundit, seanca dëgjimore ku do të shqyrtohet kjo kërkesë pritet të mbahet ditën e nesërme, duke filluar nga ora 09:30.

Aktualisht, këngëtari ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh. Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se është duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat