Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar skandalin e fundit me investimet infrastrukturore në vend, ku edhe tuneli i Skërficës në rrugën Karrdhiq-Delvinë është prishur.
Në postimin e saj në Facebook, Zhupa ka shpërndarë pamjet e frikshme nga brenda tunelit të prishur, ku dallohet uji që ka mbuluar trashenë e rrugës.
‘Live! Çahet dhe fut ujë tuneli i Skërficës! Alarm sigurie dhe sirenë për hetime nga drejtesia! Zot i mbroftë shqiptarët nga hajdutëria që mund t’i vras’, shkruan Zhupa.



