Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz“Të bëftë mirë”, Action Bronson i shpjegon politikanit të njohur frazën mikpritëse...

“Të bëftë mirë”, Action Bronson i shpjegon politikanit të njohur frazën mikpritëse shqiptare


Action Bronson, reperi me famë botërore që krenohet gjithmonë me origjinën e tij shqiptare, ka bashkuar forcat në emisionin e tij të njohur të ushqimit me Zohran Mamdani, politikanin që synon postin e kryetarit të Nju-Jorkut.

Gjatë këtij episodi të veçantë të “F*ck, That’s Delicious”, dyshja u fokusua në eksplorimin e shijeve të ndryshme, duke diskutuar gjatë mbi preferencat e tyre kulinarie dhe rëndësinë e traditave në tavolinë.

Duke qenë se xhirimet u realizuan pikërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ata respektuan rregullat e agjërimit dhe e nisën vaktin e iftarit në mënyrë simbolike me nga një hurmë.

Në momentin që filluan të shijonin ushqimin e përgatitur, Bronson nuk harroi rrënjët e tij; ai iu drejtua Mamdanit me urimin e përzemërt “Të boftë mirë”.

Ky moment shërbeu edhe si një urë lidhëse kulturore, pasi reperi u kujdes t’i shpjegonte me detaje mysafirit të tij kuptimin dhe rëndësinë e kësaj fraze mikpritëse shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat