Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz"Ti nuk ke argumente, zero", Shëndriti s'kursen Juelën

“Ti nuk ke argumente, zero”, Shëndriti s’kursen Juelën


Dita e sotme ka sjellë një tjetër përplasje brenda shtëpisë së BBVA.

Gjithçka nisi nga një debat mes Selin dhe Juelës, një situatë që tërhoqi vëmendjen e Shëndritit.

Në një moment kur biseda mes vajzave po tensionohej, Shëndriti ndërhyri në përpjekje për të dhënë një perspektivë më të qartë, por kjo lëvizje e tij u prit me rezistencë nga Juela, e cila e ktheu menjëherë fokusin e debatit drejt tij.

Përballë Juelës, Shëndriti ruajti qetësinë dhe vuri në dukje mungesën e thelbit në pretendimet e saj.

Ai e sfidoi atë të fliste me fakte, duke i thënë: “Ti nuk ke argumente, nuk mundesh të argumentosh asnjë fjalë tënden që ia thua dikujt”.

Situata mori një kthesë edhe më të padrejtë ndaj Shëndritit kur në debat u përfshi Rogerti. Në vend që të analizonte situatën në mënyrë objektive, Rogerti kaloi në sulme personale dhe përdori fjalor të ashpër, duke e quajtur Shendritin “të poshtër” vetëm pse u përfshi në diskutimin mes vajzave. /Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat